Lajme
Rajoni me politika jo të drejta ndaj Kosovës
Produktet kosovare nuk janë shumë të pranishme në tregjet e shteteve të rajonit
Në tregun e Kosovës mund të gjeni produktet nga më të ndryshmet të vendeve të rajoni por jo edhe të Kosovës në ato vende.
Me këtë shtetet e rajonit, kanë përdorur politika tregtare të padrejta në raport me Kosovën, vlerësojnë përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi thotë për Radion Evropa e Lirë se shkëmbimet tregtare me shtetet e rajonit vazhdojnë, por çdo herë në favor të prodhimeve të këtyre vendeve dhe jo të Kosovës.“Kosova ka pasur deficit tregtar me të gjitha shtetet e rajonit, dhe ky deficit vazhdon të thellohet. Kjo tregon se Kosova ende nuk është mjaftueshëm konkurrente me këto vende.”, thekson Rukiqi.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se Kosova vazhdon te këtë deficit të lartë tregtar në raport me vendet e rajonit.Ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia janë partnerët me të rëndësishëm për eksport dhe import.Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se në tremujorin e parë të këtij viti, shkëmbimet tregtare me Serbinë kanë paraqitur një ulje të madhe.“Shkëmbimet tregtare me Serbinë kanë paraqitur një ulje të madhe, kemi ulje të importit për 30.4 për qind në raport me periudhën njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa është shumëfishuar eksporti prej 2.7 miliardë, apo një rritje prej 120 për qind, që është një lajm i mirë për shkak se Serbia po shfrytëzohet për shkëmbime në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Istrefi.Sidoqoftë, për ndryshimin e kësaj situate, sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se duhet të dizajnohen politika mbështeste që e favorizojnë eksportin, dhe në të njëjtën kohë ndikojnë në zhvillimin e sektorëve ku Kosova mund të zëvendësojë importin.Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, thonë se janë duke bërë përpjekje maksimale për promovimin e produkteve kosovare.Ndryshe sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre muajt e parë të këtij viti eksportet kanë shënuar rënie prej 21,9 për qind, duke e arritur vlerën prej 58,4 milionë euro, përderisa importet kanë rënë për 3,1 për qind dhe gjatë periudhës janar-mars 2012 kanë arritur vlerën 457.8 milionë euro.Në tremujorin e parë të vitit 2012, deficiti tregtar i Kosovës arriti vlerën prej 399.4 milionë euro, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













