Lajme
Raiffeisen, me dy filiale të reja

Banka Raiffeisen në Kosovë ka hapur edhe dy nëndegë të reja, në Pejë dhe në Vërmicë. Nëndega e sapohapur në Pejë ndodhet në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë. Kjo nëndegë është ndërtuar sipas standardeve të reja të Raiffeisen Bank International (RBI) të cilat mundësojnë ofrimin e hapësirave shtesë dhe më të veçanta për klientë në degët e Bankës, kushte me të mira të punës dhe është dizajnuar në përpjekje për të reflektuar sa më shumë kërkesat e klientëve.
Ndërsa nëndega në Vërmicë ndodhet në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Zgjerimi i rrjetit të degëve është bërë me qëllim që t’iu ofrojmë klientëve tanë shërbime të një kualiteti të lartë në sa më shumë lokacione”, tha Iliriana Toçi, anëtare e Bordit të Bankës Raiffeisen në Kosovë.
Hapja e nëndegës në Pejë dhe Vërmicë ka bërë që numri i përgjithshëm i degëve dhe nëndegëve të bankës të rritet nga 50 në 52. Përveç rrjetit të degëve, Banka Raiffeisen ka 103 bankomatë të instaluar në vende të ndryshme në Kosovë, më shumë se 1,500 pika të shitjes.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini