Lajme
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve
RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali. Transmetuesi publik italian, i cili që nga shtatori i vitit të kaluar ka nisur programet në gjuhën arbëreshe, ka krijuar një arkiv të pasur dokumentarësh që pasqyrojnë kulturën dhe jetën e këtij komuniteti, raporton Metro, transmeton albinfo.ch.
Dokumentarët, që transmetohen çdo javë në RAI 3, vizitojnë vendbanime të ndryshme arbëreshe, duke sjellë në ekran përditshmërinë, traditat dhe identitetin e arbëreshëve në Itali.
RAI Calabria ishte televizioni i parë që nisi transmetime në gjuhën arbëreshe, pas ndarjes së fondeve në buxhetin italian për vitin 2024, të dedikuara për transmetuesin publik.
Seria e dokumentarëve në arbërisht është e qasshme edhe në platformën digjitale RAI Play, ku tashmë janë publikuar disa episode që hulumtojnë historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së komunitetit arbëresh.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











