Kosova
Radoiçiq deklarohet nga arratia: Nuk do të dorëzohem
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, është deklaruar nga arratia.
I njëjti që nga dita e premtë po kërkohet nga policia nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, shkruan Albinfo.ch.
Ai ka shkruar se njësitet speciale të Policisë së Kosovës deshën “ta vrasin” të premten në mëngjes kur tentuan ta arrestojnë bashkë me katër të dyshuarit tjerë në Mitrovicën e Veriut.
“Nuk kam qenë shoku më i afërt i Ivanoviqit por nuk jam vrasës dhe nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij”, ka shkruar Radoiçiq.
Sipas tij, policia tregoi forcë të premtën ndaj serbve.
“Aksioni i fundit kriminal i Policisë dhe i pjesëtarëve të sigurimit privat famëkeq të terroristëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut ishte demonstrim i forcës ndaj çdo serbi që ka vendosur ta mbrojë dinjitetin dhe të drejtën e vet për jetë”, tha Radoiçiq.
Ai tregoi se policia i shkuan në banesën ku jeton ke gruan dhe fëmijët.
“Erdhën tek unë në banesë ku jetoj me gruan dhe fëmijët, të armatosur deri në dhëmbë, me të vetmin qëllim, që të më vrasin. Dhe për këtë kam dëshmi të qarta”, ka shkruar tutje ai.
Në fund të letrës ai ka thënë se nuk do të dorëzohet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












