Kosova

Radman: Modeli i Kroacisë, në përputhje me kushtetutën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar me homologen e tij, Donika Gërvalla dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një deklarim për media, Gordan Grliq Radman, ka folur edhe për modelin e aplikuar në Kroaci për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, model të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se e ka propozuar më 2 maj në Bruksel.

“Më vjen mirë që Kroacia merret si një model. Natyrisht është shumë bukur të dëgjohet. Qëllimi im këtu është vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes ligjit kushtetutës për të drejtat e pakicave ndoshta mund të shërbej si model”, ka thënë ai.