Kosova
Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
Kalabria nis program të ri RAI në gjuhën arbëreshe
Kalabria bëhet rajoni i parë italian me statut të zakonshëm që nis një program të RAI-t të dedikuar pakicave gjuhësore, duke përfshirë programe televizive dhe radiofonike tërësisht në gjuhën arbëreshe, transmeton albinfo.ch.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis presidencës së Këshillit të Ministrave dhe RAI-t, prodhimi i këtyre programeve ka filluar, me qëllim promovimin e kulturës arbëreshe dhe mbrojtjen e trashëgimisë së saj, sipas Ligjit 482 të vitit 1999 dhe Kontratës së Shërbimit Kombëtar.
“Programimi fillon në mesin e shtatorit dhe do të zgjasë 13 muaj. Jemi rajoni i parë që prodhon program në një gjuhë minoritare, dhe kjo më bën krenar si kalabrez,” tha Massimo Fedele, drejtor i zyrës rajonale të RAI Calabria.
Anila Bitri Lani, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, e ka cilësuar këtë hap si të rëndësishëm për komunitetin arbëresh dhe shoqërinë italiane, duke theksuar se programi ruan dhe vlerëson trashëgiminë gjuhësore dhe identitare, duke lidhur brezat e rinj me kujtimin e paraardhësve.
Programi televiziv do të transmetohet nga 21 shtatori, me një episod çdo të diel, ndërsa programi radiofonik do të jetë aktiv nga e hëna deri të premten, me përsëritje në fundjavë, duke eksploruar të gjitha aspektet e kulturës arbëreshe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












