Lajme
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Në vitin 2024, Zvicra regjistroi 1,211 incidente raciste dhe antisemitike, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e mëparshëm – një rekord i ri. Megjithatë, financimi federal për projektet e parandalimit po pakësohet dhe pritet të ulet nën 900,000 franga deri në vitin 2025.
Marianne Binder-Keller, anëtare e Partisë Qendrore në Këshillin e Shteteve, propozon rritjen e fondeve në dy milionë franga, duke theksuar se ulja e financimit është në kundërshtim me rritjen shqetësuese të racizmit dhe antisemitizmit, transmeton albinfo.ch.
Philip Bessermann nga Fondacioni Kundër Racizmit dhe Antisemitizmit (GRA) vlerëson rëndësinë e mbështetjes qeveritare për projekte që ndihmojnë minoritetet më të rrezikuara. Ai paralajmëron se fokusi duhet të jetë tek përfitimet shoqërore, jo vetëm tek kostot.
Pirmin Schwander nga SVP paralajmëron se fondet mund të shkojnë dëm nëse nuk përdoren për projekte konkrete, por pranon se rritja e incidenteve lidhet edhe me pakënaqësinë dhe presionin ekonomik në shoqëri.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










