Bota
Qyteti me trafikun ‘më të tmerrshëm’ në Gjermani
“Bllokimet e trafikut u kushtojnë gjermanëve mbi 30 miliardë euro në vit, kërcënojnë rritjen ekonomike dhe dëmtojnë cilësinë e jetës”, tha Dr. Graham Cookson, ekonomisti kryesor i Inrix

Ashtu si në vitin 2016, shoferët u ‘bllokuan’ më së gjati në trafik në qytetin e Munihut, si në asnjë qytet tjetër, sipas një studimi, shkruan albinfo.ch.
Qyteti bavarez është kampion në bllokimin e trafikut në Gjermani për herë të dytë me radhë, sipas një studimi nga “Scorecard Trafiku”, i marrë nga të dhënat e trafikut “Inrix”, raporton “The Local”.
Sipas këtij studimi nga 73 qytete gjermane, shoferët në Munih, në vitin 2017, u bllokuan në trafik për 51 orë, katër më shumë se në vitin 2016.
Ndërkohë, në vendin e dytë është Hamburgu, derisa Berlini në atë të tretë.
Në këto dy qytete të mëdha, shoferët kalojnë rreth 44 orë në vit të bllokuar në trafik. Në vitin 2015, në vendin e parë ishte qyteti i Shtutgartit.
Sipas këtij studimi shoferët në të gjithë Gjermaninë janë të bllokuar rreth 30 orë në vit.
“Bllokimet e trafikut u kushtojnë gjermanëve mbi 30 miliardë euro në vit, kërcënojnë rritjen ekonomike dhe dëmtojnë cilësinë e jetës”, tha Dr. Graham Cookson, ekonomisti kryesor i Inrix.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz