Bota
Qyteti më i lirë për të jetuar në fund të vitit 2017
Faqja e internetit «Expatistan» është një vend ideal për ata që janë të interesuar për çmime në qytete të ndryshme anembanë botës.
Sipas analizës së tyre, Odesa është qyteti më i lirë për të jetuar në fund të vitit 2017.
Qyteti ukrainas fitoi titullin ‘Qyteti më i lirë’ për shkak të çmimeve të ulëta të ushqimit, strehimit dhe shpenzimeve të tjera të jetesës.
Për shembull, dreka në një restorant në një zonë biznesi do t’ju kushtojë në mënyrë individuale 3.7 euro (është përfshirë një pije në çmim), një litër karburanti për makina kushton rreth 0.79 euro dhe gjysmë litër birrë shtëpiake në një dyqan 0.46 euro. Në të kundërt, gjysmë litra birrë në një kafe kushton 0.92 euro.
Çmimi mujor i qirasë për një banesë prej 45 katrorësh kushton 195 euro. Është interesante se ka deri në 7 qytete indiane në listën e 10 vendeve më të lira për të jetuar me Odesën, si dhe dy vende afrikane, përcjell albinfo.ch.
Kjo është lista e qyteteve më të lira në fund të vitit 2017:
Odessa, Ukrainë
Boubeneswar, Indi
Kochi, Indi
Jaipur, Indi
Ahmedabad, Indi
Coimbatore, Indi
Kajro, Egjipt
Kalkuta, Indi
Hyderabad, Indi
Tunisi, Tunizi
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









