Lajme
Qyteti i Gracit nderon dr.Lumnije Kqikun me çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë”
Doktoresha shqiptare dhe pedagogia në Universitetin e Gracit, dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj, është nderuar nga qyteti i Gracit me çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë”, njofton albinfo.at
Në këtë manifestim të pranishëm ishin pothuajse gjithë qeveria e qytetit si dhe vet kryebashkiakja e Gracit Elke Kahr, e cila me këtë rast ka theksuar:
“Mirënjohja është gjëja më e thjeshtë për të ju thënë faleminderit”, shkruan gazeta graz.at, përcjell albinfo.at.
Përveç studiuses shqiptare dr.Lumnije Kqiku, më këtë çmim janë nderuar edhe personalitete të tjera si: Klaus Eberhartinger, Herbert Beiglböck, Christa Fonatsch, Eva Maria Lenger dhe Christian Urban. Letra e qytetarëve iu dorëzua, Helmut Reinhofer.

Gëzimin për pranimin e këtij çmimi, dr.Lumnije Kqiku e ka ndarë me miqtë e saj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërkohë çmimin ia ka dedikuar babait të saj i cili muaj me parë ka ndrruar jetë.
“Çmimin që sot u nderova nga qyteti i Gracit të Austrisë për të arriturat shkencore “Personalitet nderi me medalje të artë”, çmim që na nderoi të gjithëve, ju dedikoj prindërve të mi, posaçërisht Ty BABË me zemër krenare, por edhe shumë të thyer, që nuk ishe në mesin tonë, sot”, ka shkruar doktoresha.
Dr. Lumnije Kqiku është specialiste e Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare dhe Docente në Universitetin e Gracit. Ajo është bërë model i një femre të suksesshme, me një karrierë të pasur akademike
Në tetor të vitit 2022. Dr. Lumnije Kqiku është nderuar me çmimin “Lidership by Example”. Këtë çmim ajo e ka fituar në kuadër të “Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës” nga Departamenti Klinik për Stomatologji Konservative, Periodontologji dhe Stomatologji në Med Uni Graz. Çmimin e ka dorëzuar ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














