Shkurt.ch
Qytetet më të mira për të vozitur biçikletën, Berna në vendin e nëntë
Klasifikimi është bërë nga Coya, një start up berlineze për sigurime dixhitale
Të eksplorosh qytetet me biçikletë është një mënyrë shumë e mirë për të vlerësuar bukurinë e tyre dhe për të zbuluar ato vende më pak të njohura, veçanërisht kur kushtet klimatike nuk janë të favorshme.
Në vendet nordike, moti ndikon më pak – njerëzit e përdorin biçikletën si kur bën ftohtë, si kur bie shi. Është një zakon i shëndetshëm i adoptuar nga të gjithë, kjo lehtësohet nga prania e infrastrukturave të shumta të projektuara ‘ad hoc’, pista për çiklistët, stimujt për ata që përdorin biçikletën nga ana e qeverisë, të dielat pa makina, shumë stacione bike sharing, dyqane të specializuar për riparime etj.
Këto janë vetëm disa prej parametrave për të krijuar klasifikimin e 90 qyteteve më të mirë në botë për t’i dhënë biçikletës, transmeton ‘monitor’.
Klasifikimi është bërë nga Coya, një start up berlineze për sigurime dixhitale, që ka vlerësuar me pikët më të larta qytetet që nxisin përdorimin e biçikletës si mjet transporti i qëndrueshëm, përcjell albinfo.ch.
Duke parë me vëmendje klasifikimin, kupton se në Tokio, në vendin e 26, me 13 milionë banorë, mund të qarkullohet qetësisht me biçikletë pa probleme.
Ashtu siç pritej në vendin e parë ndodhet një qytet holandez, dhe është Utrecht që ndodhet në krye të klasifikimit.
Në top-10, ndodhet Berna në Zvicër, që është e renditur në vendin e nëntë. Në vendin e 30-të ndodhet Gjeneva.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit

















