Kosova
Qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë
Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja kundër koronavirusit

Sipas masave të reja, qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin, përcjell albinfo.ch.
Por, masë e re, sa i përket vaksinimit, është se shtetasit e Kosovës dhe ata me qëndrim të përkohshëm, nëse janë të vaksinuar me një dozë, jo më të vjetër se katër javë, do të duhet të paraqesin edhe dëshmi për test negativ jo më të vjetër se 48 orë. Sipas masave paraprake, personat që nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht se nuk kanë pasur test negativ është dashur të vetizolohen për shtatë ditë.
Atyre po ashtu u jepet “mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikat kufitare” tokësore, por edhe në aeroportin “Adem Jashari”. Kjo pikë do të hyjë në fuqi nga 3 janari i vitit 2022, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Nga paraqitja e dëshmive për vaksinim apo të testeve për COVID-19 përjashtohen personat që kalojnë transit nëpër Kosovë, personat nën 12 vjeç si dhe ata që kanë dëshmi mjekësore se nuk mund të vaksinohen. Dëshmia e vaksinimit të plotë po ashtu do të kërkohet edhe nga personat që përdorin transportin publik.
Mbajtja e maskës vazhdon të jetë obligative. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00. Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, sektor i cili lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.
Sa i përket arsimit, të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të punojnë me prani fizike dhe orar të rregullt, ndërkaq niveli universitar do të lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve dhe studentëve do t’u kërkohet që të paraqesin dëshmitë e vaksinimit apo testeve negative, nëse duan të hyjnë në objektet shkollore.
Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj me një tubim për historinë dhe rolin...
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri