Kosova
Qytetarët e veriut kundër shkëmbimit të territoreve
Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kundërshtojnë në çdo formë shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë
Ata theksojnë se resurset më të mëdha natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të saj. Ndonëse, aktualisht e vlerësojnë të qetë situatën, ata kërkojnë nga institucionet e Kosovës angazhim shumë më të madh për atë pjesë. Çfarëdo ideje për shkëmbim territoresh nuk do të pranohet nga shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Qytetarët që jetojnë në komunat me shumicë serbe, theksojnë se resurset kryesore natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të territorit të saj. Nuhi Peci nga komuna e Zveçanit, e kundërshton çdo ide për shkëmbim, që siç thotë ai, nëse humb veriu atëherë humb e tërë Kosova.
“Ajo që flitet se gjoja mund të ndodhë shkëmbim i territoreve nuk është aspak e favorshme për Kosovën. Të gjitha pasuritë më të mëdha natyrore janë në këtë pjesë. Si t’i humbin Trepçën, Zveçanin e Ujëmanin, e humbin krejt Kosovën, sepse këndej janë pasuritë kryesore”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Edhe Izet Nela që jeton në pjesën veriore thotë për Radio Kosovën se çdo ide që flitet për shkëmbim është e papranueshme dhe se një gjë e tillë mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës.
“Po, a janë në vete ata që flasin për shkëmbim. Lufta është bërë për Mitrovicën. Se, sikur t`ia kishim dhanë në fillim Mitrovicën nuk do të kishte luftë në vitet 1998/1999. Veç me ia pas dhanë Ujmanin e Trepçën, sepse kjo është pasuria e Kosovës. Therra të Drenicës e rrush të Rahovecit Serbia ka mjaft”.
E, për Gazmnd Vitakun, është me rëndësi që Kosova e Serbia të arrijnë paqe mes vete. Megjithatë, ai thotë se për çështje shumë të rëndësishme vendosin fuqitë e mëdha botërore.
“Le të bëjnë çfarë të donë këta politikanët por, vetëm të ketë paqe në Kosovë. Edhe nëse bisedimet zgjasin 50 vjet, le të vazhdojnë, por përfundimi le të jetë një marrëveshje për paqe. Ne e dimë se nuk i kanë fajet as Hashim Thaçi e as Aleksandër Vuçiq por krejt bahet veç qysh thonë fuqitë e mëdha”.
Për dallim nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në tri komunat veriore, qytetarët serbë nuk dëshirojnë të flasin shumë rreth kësaj çështje. Për Milorad Stojkoviq politika nuk është aspak e rëndësishme. Ai thotë për Radio Kosovën se situata e fundit është e qetë, ndonëse siç shprehet ai, asnjëherë nuk ndjek lajme që kanë të bëjnë me politikën.
“Me të thënë të drejtën mirë, si gjithmonë njëjtë. Po edhe nuk jam shumë i interesuar për politikë dhe më beso nuk e përcjell. Nuk shikoj televizor, e vetmja gjë që shikoj dhe ndjek është sporti”.
Veç tjerash, shqiptarët që jetojnë në komunat të banuara me shumicë serbe, kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të kenë plane konkrete për investime. Ata thonë se qeveria duhet të tregojë më shumë dorën e saj që ta ringjallin jetën e shqiptarëve në veri.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











