Kosova
Qytetarët e Kosovës, të ‘zhytur’ në kredi
Gjithsej borxhi i ri ndaj bankave është rritur për 15 për qind krahas rritjes 10.8 për qind një vit më parë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se borxhi i ekonomive familjare vazhdoi trendin rritës.
“Borxhi i brendshëm ndaj sektorit bankar ka shënuar rritje prej 12.7 për qind, ndërsa borxhi ndaj institucioneve mikrofinanciare, që ka arritur në mbi 10 për qind të vlerës së borxhit ndaj sektorit bankar, është rritur për 26.8 për qind. Borxhi i jashtëm i ekonomive familjare u dyfishua dhe arriti në 6.7 për qind të gjithsej. Në dhjetor 2017, gjithsej borxhi i ekonomive familjare është rritur për 15.6 për qind dhe shënoi 17.0 për qind të BPV-së së vendit”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTK.
Sipas BQK-së, kreditë e reja të lëshuara nga sektori bankar për ekonomitë familjare vazhduan përshpejtimin e rritjes, e cila ishte më e shprehur për kreditë e reja për qëllime hipotekare të cilat rritën lehtësisht pjesëmarrjen në gjithsej kreditë e reja, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej borxhi i ri ndaj bankave është rritur për 15 për qind, krahas rritjes 10.8 për qind një vit më parë.
Sipas qëllimit, rritja ishte më e theksuar për kreditë e reja hipotekare, 28.1 për qind, përderisa kreditë konsumuese shënuan rritje prej 14 për qind.
Rritja më e lartë e kredive hipotekare ndikoi që pjesëmarrja e ulët e këtyre kredive në gjithsej kreditë e reja për ekonomitë familjare të rritet në 17.7 për qind, rritje prej 1.8 pp.
Maturiteti i kredive hipotekare gjithashtu ka shënuar tendencë pozitive të rritjes, me ç‘rast dominuan dukshëm kreditë me maturitet 5 deri në 10 vjet si dhe shpejtuan rritjen kreditë me maturitet mbi 10 vjet.
Kreditë e reja për ekonomitë familjare pritet të vazhdojnë rritjen në vitin vijues krahas pritjeve për rritje të kërkesës si dhe lehtësimit të kushteve dhe standardeve, si rritjes së shumës së aprovuar dhe rënies së normave të interesit.
“Neto pozicioni kreditor i ekonomive familjare ndaj sektorit bankar shënoi rënie si rezultat i rritjes më të lartë të kreditimit në raport me rritjen e depozitave. Depozitat e ekonomive familjare arritën vlerën 2,170.7 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 2.3 për qind. Sidoqoftë, ritmi i rritjes së depozitave është ngadalësuar, duke rënë në nivelin më të ulët që nga operimi i sektorit. Kreditë, në anën tjetër, vazhduan rritjen dyshifrore dhe arritën vlerën 900.8 milionë euro, duke ndikuar në ngushtimin për 4.0 për qind të pozicionit”, thuhet në raportin e BQK-së.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla Një nxënës 15-vjeçar nga qyteti i Linzit ka pranuar se qëndron pas disa kërcënimeve me bomba...
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta