Kosova
Qytetarët e Kosovës, më të lumturit në Ballkan
Zvicra renditet në vendin e katërt
Sipas studimit të fundit, tregohet se kosovarët janë më të lumturit në Ballkanin Perëndimor dhe të 32-tit në botë, sipas Raportit të Lumturisë në botë për vitin 2022, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se nga vendet e rajonit, pas Kosovës renditet Serbia e 43-ta, Bosnjë e Hercegovina e 67-ta, Mali i Zi i 75-ti, Maqedonia e Veriut e 89-ta dhe Shqipëria e 90-ta.
Ndërkohë vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 33-të.
Për të përcaktuar vendet më të lumtura në botë, ekspertët analizuan të dhënat gjithëpërfshirëse nga 149 vende, duke ndjekur në mënyrë specifike performancën në gjashtë kategori. Kategoritë janë prodhimi i brendshëm bruto për politika sociale, jetëgjatësia, liria për të bërë vetë zgjedhjet në jetë, bujaria e popullsisë si dhe niveli i korrupsionit.
Zvicranët u renditën të katërt më të lumtur në botë.
Vendin e parë për vitin e katërt radhazi e zuri Finlanda, ndërsa të fundit Afganistani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













