Kosova
Qytetarët e Kosovës fitojnë të drejtën për punë sezonale në Finlandë, pa pasur nevojë të marrin viza pune
Qytetarët e Kosovës tani kanë të drejtë pune sezonale në Finlandë pa iu nënshtruar procedurave të vizave pas liberalizimit, përcjell albinfo.ch.
Siç kanë shpjeguar autoritetet finlandeze, mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të lejohen të punojnë deri në nëntë muaj brenda një periudhe njëvjeçare në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, për aq kohë sa ata marrin dokumentet e nevojshme, raporton SchengenVisaInfo.
Në përputhje me rregullat që ka Finlanda, punëtorët sezonalë nga Kosova, të cilët do të punojnë në Finlandë për maksimumi 90 ditë, do të duhet të pajisen me certifikatë të punës sezonale.
Kjo certifikatë lëshohet nga Shërbimi Finlandez i Imigracionit dhe procesi i aplikimit është tërësisht online, pa pasur nevojë të caktoni një termin në ambasadë.
Sa u përket punëtorëve sezonalë nga Kosova që synojnë të punojnë në Finlandë për tre deri në nëntë muaj, është e detyrueshme pajisja me leje qëndrimi për punë.
Ndërkaq nëse kohëzgjatja totale e punës sezonale në Finlandë i kalon 90 ditë, duhet të aplikoni për leje qëndrimi.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










