Kosova
Quni e Haliti, sërish përplasen për 8 milionët e UÇK-së
Kuvendi përfshihet serish në debatin për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku protagonistët e njëjtë, deputetët Anton Quni e Xhavit Haliti, kanë debatuar sërish, transmeton albinfo.ch.
Haliti ka kërkuar nga Quni që ose të dorëzojë dëshmi që ai i ka marrë 8 milionë marka, ose ta pranojë se ka gënjyer. “A janë nënshkruar prej meje, po të pyes, Anton? Po vazhdon të gënjesh. S’ka portal që s’thotë se e dorëzoi Anton Quni një dokument që dëshmon se Xhavit Haliti i ka marrë 8 milionë marka. Ke dorëzuar dokument, por jo për 8 milionë marka”, tha Haliti.
Ndërkohë Quni i është kundërpërgjigjur se tashmë i kanë të gjitha dëshmitë për cilën shumë bëhet fjalë, duke e këshilluar Halitin që të mos bëhet nervoz. “Është njëra dëshmi, normalisht që s’kam arritur t’i dëshmoj të gjitha, por në ato dëshmi janë vula të Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe, numri i protokollit dhe janë protagonistët”, ka thënë Quni. E kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është mirë që për këtë temë të bëhet debat në Kuvend, duke ftuar deputetin Quni që të nisë këtë iniciativë.
Ndërsa deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka këshilluar Halitin e Qunin që debatin ta bëjnë në ndonjë studio televizive.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












