Kosova
QKSS: Gjasat që Kosova të hyjë në INTERPOL, minimale
Pas 9 vjetësh tentativë të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të policisë – INTERPOL, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as këtë vit. Kjo pasi që Serbia është zotuar se do t’i përdorë të gjitha kapacitetet e saj në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të fillojë sot, me qëllim që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Plator Avdiu, njohës i çështjeve të sigurisë, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, në një prononcim për “Zërin” e ka cilësuar si gabim strategjik riaplikimin e sivjetmë të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.
Kjo pasi që, sipas tij, ky proces këtë vit nuk ishte në agjendën e Qeverisë së Kosovës.
“Vlerësoj se ishte jo e duhur që Kosova edhe këtë vit ka aplikuar për t’u anëtarësuar në INTEROL, për shkak të zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme që kanë ndodhur. Së pari, që nga muaji korrik vendi është pa një qeveri dhe pa institucione normale, që do të funksiononin në mënyrë të shëndoshë dhe të rregullt, me qëllim që ky aplikim të rezultonte i suksesshëm. Rrjedhimisht puna e INTERPOL-it nuk ka qenë në agjendën e institucioneve kosovare në këta tre – katër muajt e fundit, sidomos që vetë pjesëmarrësit e Qeverisë, duke përfshirë edhe kryeministrin e ministrat, më shumë kanë qenë të angazhuar në fushatë parazgjedhore sesa në këtë çështje, prandaj unë nuk shoh optimizëm në këtë proces”, ka thënë ai.
Rrjedhimisht, sipas Avdiut, gjasat janë minimale që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL.
“Duke i pasur parasysh të gjitha këto, nuk mendoj se do të ketë zhvillime pozitive sa i përket këtij procesi, për më shumë që shtetet tjera, të cilat janë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, do ta shfrytëzojnë edhe bllokimin e dialogut Kosovë – Serbi si njëra nga arsyet për të mos votuar pro Kosovës. Mirëpo kjo nuk i jep askujt të drejtë të mos e votojë, sepse anëtarësimi në INTERPOL nuk është proces politik, por teknik, i cili do t’i kontribuonte bashkëpunimit në luftimin e krimeve të ndryshme nacionale”, ka potencuar ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, lobimin e fuqishëm të shtetit të Serbisë kundër Kosovës dhe moslobimin e duhur të institucioneve kosovare për t’u anëtarësuar në INTERPOL Avdiu i ka renditur si arsyet kryesore që do të ndikojnë në ridështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












