Lajme
Qeveria zvicerane miraton kultivimin e kanabisit jomjekësor
Qëllimi i këtyre projekteve të testimit është të mësohet më shumë rreth përparësive dhe mangësive të qasjes së kontrolluar në kanabis
Duke filluar nga mesi i majit, në Zvicër mund të bëhen aplikime për teste pilot me kanabis jo-medicinal. c.
Këshilli Federal ka miratuar urdhëresën përkatëse lidhur me këtë, në mbledhjen e tij të mërkurën, më 31 mars, shkruan sda.ch.
Ndër të tjera, testet kanë për qëllim të shqyrtojnë, brenda një kornize shkencore, pasojat për shëndetin e përdoruesve dhe zakonet e tyre të konsumit bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Në këtë mënyrë do të mateshin dhe dokumentoheshin efektet në tregun e paligjshëm të barnave, në mbrojtjen e të miturve dhe në sigurinë publike, transmeton albinfo.ch. Po ashtu do të monitoroheshin më nga afër zinxhirët e furnizimit me farërat e kanabisit.
Kanabisi i ofruar kështu, duhet të plotësojë standarde të larta të cilësisë dhe të vijë nga bujqësia organike (bio).
Pjesëmarrësit në projektin pilot mund të blejnë vetëm një sasi të kufizuar të produkteve të kanabisit në muaj ndërsa shitja është e ndaluar. Droga e tillë do të shpërndahej nga stafi i trajnuar në pikat e shitjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









