Tematike
Qeveria të blejë sa më shpejt “ilaçin çudibërës” kundër kovidit
Ndryshe nga vaksinat, ai megjithatë, mund të miratohet në proces të shpejtë duke u bazuar në verifikimin e bërë nga autoritetet evropiane ose amerikane të barnave,
Një ilaç me emrin Molnupiravir thuhet se zvogëlon shumë rrezikun e shtrimeve në spital dhe parandalon vdekjet. nga covid-19. Politikanët po bëjnë presion mbi qeverinë që të bëjë miratimin e shpejtë të këtij ilaçi në Zvicër.
Sipas gazetës “SonntagsZeitung”, në Zvicër ende nuk është bërë ndonjë kërkesë për miratim të medikamentit në fjalë. Por, ndryshe nga vaksinat, ai megjithatë, mund të miratohet në proces të shpejtë duke u bazuar në verifikimin e bërë nga autoritetet evropiane ose amerikane të barnave, transmeton albinfo.ch. Politikanët po kërkojnë që Qeveria Federale të blejë ilaçin “çudibërës”.
“Këshilli Federal duhet ta rezervojë ilaçin shpejt në mënyrë që Zvicra ta marrë atë herët”, thotë deputetja nacioanle nga SVP, Therese Schläpfer. Medikamenti Molnupiravir mund të jetë një ndryshues i lojës nëse shkalla e vaksinimit vazhdon të jetë shumë e ulët. “Nëse ilaçi në të vërtetë parandalon shumë raste të rënda, ende mund të shqyrtohet heqja e masave”.
Deputetja nga Partia e Gjelbër, Katharina Prelicz-Huber, gjithashtu shpreson për një miratim të shpejtë, por të kontrolluar mirë të ilaçit, përcjell albinfo.ch. “Përveç vaksinimit, ky ilaç do të ishte një mjet qendror për heqjen e masave Covid në një fazë të hershme”.
Sidoqoftë, ata nuk presin që kjo të jetë e disponueshme në Zvicër para pranverës së ardhshme. “Nëse duam t’i japim fund detyrimit për certifikatë dhe kështu edhe testeve, të cilat fatkeqësisht së shpejti do t’i nënshtrohen një pagese, arritja e qëllimit të vaksinimit sa më shpejt që të jetë e mundur, mbetet përparësia kryesore”.
Edhe deputeti i Partisë së Qendrës Lorenz Hess ka një pikëpamje të ngjashme. Çdo gjë që lehtëson njësitë e kujdesit intensiv duhet stimuluar, thotë ai. “Sigurisht që nuk është e dëmshme nëse Qeveria Federale blen këtë ilaç sa më shpejt që të jetë e mundur”. Sidoqoftë, Zvicra duhet të arrijë nivelin e nevojshëm të vaksinimit të paktën po aq shpejt sa pritet sigurimi i ilaçit.
Profesionistët, nga ana tjetër, janë skeptikë rreth “pilulave magjike”.
Daniel Speiser, profesor i imunologjisë në Universitetin e Lozanës, e quan gabim spekulimin mbi ilaçin molnupiravir.
“Do të duhen muaj para se ilaçi të miratohet dhe të jetë në dispozicion, gjë që qysh tani është një humbje kohe të vlefshme”, trasnmeton albinfo.ch. Kur ilaçi të jetë përfundimisht i disponueshëm dhe efektiv, ekziston ende një rrezik i lartë i sëmundjes, së bashku me efektet anësore. “Vaksinimi është padyshim më i mirë, dhe në përgjithësi strategjia më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














