Kosova
Qeveria zvicerane kërkon që Swisscoy të qëndrojë në Kosovë edhe për tre vjet
Kjo masë shpjegohet me situatën e paqëndrueshme në terren dhe rritjen e rreziqeve të sigurisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë
                            Këshilli Federal dëshiron të zgjasë misionin Swisscoy në Kosovë për tre vjet, deri në fund të vitit 2026, transmeton albinfo.ch. Të mërkurën, qeveria e vendi ia ka kaluar parlamentut për aprovim, kërkesën përkatëse.
Qeveria e shtetit dëshiron gjithashtu të drejtën për të rritur kontigjentin zviceran në forcën shumëkombëshe të KFOR-it të NATO-s me një maksimum prej 30 trupa gjatë mandatit, thuhet në kumtesën e qeverisë.
Situata në Kosovë aktualisht është stabile, por ende e karakterizuar me luhatshmëri, ka arsyetuar kërkesën e vet, Këshilli Federal. NATO dëshiron të vazhdojë misionin e KFOR-it për sa kohë që marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk janë normalizuar.
Rreziqe të reja nga lufta në Ukrainë
Këshilli Federal ka argumentuar tutje se lufta në Ukrainë përbën gjithashtu rreziqe në rritje të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Misioni i ndërtimit të paqes mbetet i domosdoshëm dhe i shërben stabilitetit të të gjithë rajonit. Zvicra ka interes të drejtpërdrejtë për paqen në Kosovë.
Qeveria e shtetit iu referua edhe konsideratave për forcimin e bashkëpunimit me NATO-n. Ajo gjithashtu arsyetoi nevojën për më shumë liri veprimi për sa i përket madhësisë së kontigjentit me situatën e ndryshuar të sigurisë në Evropë: vendet anëtare të NATO-s mund të ndjehen të detyruara të rrisin angazhimin e tyre në Evropën Lindore dhe ta zvogëlojnë atë në Kosovë, shkruan sda.ch. Prandaj, Zvicra mund të jetë në gjendje të përfshihet më shumë në misionin e KFOR-it.
“Marrja e përgjegjësisë”
Në këtë mënyrë, Zvicra po dëshmon se po merr pjesën e saj të përgjegjësisë, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch. Ajo po e bën këtë “në një kohë kur NATO është e angazhuar për të adresuar sfidat që lidhen me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”.
Swisscoy aktualisht ka një maksimum prej 195 pjesëtarësh të ushtrisë. Parlamenti duhet të miratojë operacionin sepse ai zgjat më shumë se tre javë dhe përfshin më shumë se 100 truoa të ushtrisë. Mandati aktual skadon në fund të vitit 2023.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
- 
                        USA                        
                            
                            Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës Albulena Uka ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga Mitrovica në qendrat më prestigjioze të dijes... - 
                                                
                            
                            Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar - 
                                                
                            
                            Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj - 
                                                
                            
                            Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles - 
                                                
                            
                            Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës 
Jeta në Austri
- 
                                                
                            
                            Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... - 
                                                
                            
                            Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa - 
                                                
                            
                            Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 - 
                                                
                            
                            Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 - 
                                                
                            
                            Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese 


                        







