Lajme
Qeveria propozon vazhdimin e masave deri në fillim të shtatorit
Testet Covid për njerëzit pa simptoma dhe pesë vetë-teste në muaj për njerëzit e pavaksinuar ose të shëruar, nga 1 tetori nuk do të jenë falas
Këshilli Federal ka vendosur në mbledhjen e tij të sotme që njëherë për njëherë t’u përmbahet masave aktuale të koronës. Kjo bëhet për shkak të situatës aktuale epidemiologjike që po shpërfaqet me rritjen e numrit të rasteve, raporton srf.ch.
Qëllimi është të shmanget mbunkarkimi i spitaleve, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal dëshiron të rivlerësojë situatën në fillim të shtatorit.
Më tutje Këshilli Federal thotë se supozon se të gjithë ata që duan të vaksinohen tani kanë mundur të vaksinohen. Por, qeveria nuk është e kënaqur me normën e vaksinimit, rritja e të cilës është shumë e ngadalshme.
Po ashtu qeveria e vendit ka shprehur qëndrimin që testet Covid për njerëzit pa simptoma (të ashtuquajturat teste komoditeti) dhe pesë vetë-teste në muaj për njerëzit e pavaksinuar ose të shëruar të mos jenë më falas nga 1 tetori, përcjell albinfo.ch. Këtu bëjnë përjashtim testet për fëmijët deri në 12 vjeç dhe për njerëzit që nuk mund të vaksinohen.
Njerëzve të pavaksinuar që duan të marrin pjesë në një ngjarje për të cilën kërkohet certifikata Covid (vaksinimi ose testi) do t`u duhet të paguajnë vetë për testin e tyre, duke filluar nga 1 tetori – ose të vaksinohen ndërkohë.
Këshilli Federal do ta dorëzojë këtë propozim për konsultim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











