Lajme

Qeveria pretendon të marrë gjysëm milard euro të privatizimit

Qeveria e Kosovës po ngutet të hartojë korniza ligjore, të cilat i mundësojnë Agjencisë Kosovare të Privatizimit arkëtimin e drejtpërdrejtë në buxhet të fondeve nga ndërmarrjet e privatizuara me ligjin e ri për AKP-në.

Ky veprim ka ardhur si pasoj e deficitit të lartë që ka buxheti i Kosovës dhe pas ngrirjes së raporteve me FMN-në.

Duket që kundërshtimi për këtë formë të synuar për mbushjen e buxhetit mund të krijojë qarje serioze edhe brenda koalicionit PDK-AKR.

Myzejene Selmani, shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së, ka deklaruar se në këtë pikë nuk mund të pajtohet plotësisht me politikën e Qeverisë së Kosovës, shkruan shtypi i vendit.

Sipas draft-ligjit, pasi të definohen kërkesat e kreditorëve dhe interesat e pohuara të pronësisë, pjesa e mbetur e fondeve mund të shfrytëzohet si para publike.