Kosova
Qeveria paralajmëron qytetarët: Kujdes, mos shkoni në Shengen për punë pa viza për punësim
Qeveria e Kosovës i ka paralajmëruar qytetarët që të mos shkojnë për punësim apo studime në zonën Schengen nëse nuk janë të pajisur me viza, përcjell albinfo.ch.
Tashmë qytetarët e Kosovës prej 1 janarit janë të lirë të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Në kuadër të kësaj, Integrimi Evropian i Kosovës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes, pasi me udhëtimin pa viza, qytetarët mund të bëjnë vetëm vizita të shkurtra turistike.
Kur qytetarët duan të lëvizin në zonën Schengen për studime apo për punësim, qeveria bën të ditur se atyre iu nevojiten viza nga ambasadat përkatëse.
“Kujdes: Pa vizë mund të bëni vizita të shkurtra turistike e te të afërmit, por jo për punësim apo studime në zonën Schengen. Për studime afatgjata dhe punësim, ju duhet viza nga ambasadat përkatëse, e të cilat paraqesin pastaj bazën që ju të pajiseni atje me leje qëndrim (Residence Permit)”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











