Lajme
Qeveria optimiste: Në vitin 2013 pa viza
Ministrat Bajram Rexhepi e Vlora Çitaku kanë thënë se deri në fund të këtij viti do të plotësohentë gjitha kushtet e KE-së
Institucionet e Kosovës do t’i përmbushin pothuajse të gjitha kriteret e caktuara nga Komisioni Evropian për të përfituar liberalizimin e vizave në fund të vitit, ndërsa në vitin 2013 i mbetet Brukselit të vendosë për vizat. Kështu deklaruan dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Vlora Çitaku, ministrja e Integrimeve dhe Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme.Këto komente dy ministrat i bënë në një konferencë për media, që mbajtën të shtunën në Prishtinë. Ata u shprehen të sigurt se pas fundit të këtij viti, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi tç lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së.
“Procesi i liberalizimit të vizave nuk pres të ketë pengesa politike për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet e Bashkimit Evropian…Ky proces në fund merret në nivel politik. Mirëpo, nëse shohim politikat e kaluara, pengesat politike asnjëherë nuk kanë prodhuar pasoja për ecjen përpara të këtij procesi”, ka deklaruar ministrja Çitaku.Ndërkaq, ministri Rexhepi tha se MPB do t’i plotësoj të gjitha kushtet e nevojshme që Kosova të mos vonohet me marrjen e vizave. “Mund të themi me optimizëm se deri ka fundi i këtij viti, sa u përket udhërrëfyesit dhe atyre 95 kritereve, kryesisht do të përmbushen. Se kur do të kemi liberalizimin, shpresojmë në vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.Ministri i rendit të vetmin shqetësim e kishte atë për menaxhimin e integruar të kufirit, të cilin, siç tha Rexhepi, po e sfidon Serbia qëllimisht. Ndërsa sa i përket kthimit dhe riitengrimit të të riatdhesuarve, tha se ky proces po ecën normalisht.“Gjatë këtij viti nga shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian janë kthyer rreth 2059 persona të riatdhesuar gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për 86 shtete, vendim ky që fillon të aplikohet nga 1 janari 2013”, tha ai.Gjithashtu Rexhepi tha se është hartuar Strategjia e re për Menaxhimin e Integruar të Kufirit bashkë më Planin e Veprimit 2012-2017 dhe është bërë përparim i konsiderueshëm sa i përket sigurisë publike, parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar.Ai tha se gjithsej janë konfiskuar 337 armë, ndërsa Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sipas tij, ka ndërmarrë 114 operacione, që ka rezultuar me 367 të arrestuar dhe 38 kriminale të goditura, janë konfiskuar 51 kg e 11 g heroinë, 6 kg e 205 g kokainë, 1080 kg mariuanë, 8188 bimë kanabisi, etj.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











