Lajme
Qeveria nuk ka marrë ftesë nga Vatikani
Në fakt, nuk ka pasur Qeveria dhe kryeministri Thaçi kurrfarë thirrje, pasi Vatikani nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës
Qeveria e Kosovës është zënë pisk pas deklaratës se është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Pali II, që u mbajt dje në Romë.
Në njoftimin zyrtar që u dërgua në Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, thuhej se me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në këtë ceremoni.
Por, në fakt, nuk ka pasur Qeveria dhe kryeministri Thaçi kurrfarë thirrje, pasi Vatikani nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës.
Në një deklaratë për gazetën Zëri, shefi i programit shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediat ato që e kanë transmetuar gabimisht lajmin.
“Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që paralajmërojnë vetë me dëshirë pjesëmarrjen”, ka thënë Davidi.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












