Zhvillim
Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Zhvillim
Për herë të parë, Kosova ka aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, e cila definon zhvillimin afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të Kosovës.

Qeveria e Kosovës miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. Hartimi i kësaj Strategjie fokusohet në adresimin e pengesave kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të konkurrencës. Ky dokument reflekton objektivat e Qeverisë për pesë vitet e ardhshme, por edhe objektivat e parapara këtë vit në programin për reformën ekonomike, e cila gjatë këtij muaji do të dorëzohet në Komisionin Evropian, thuhet në një njoftim të qeverisë.
Kryeministri Isa Mustafa tha se kjo është një Strategji në të cilën kanë punuar të gjitha ministritë. “Është një punë e përbashkët e të gjithëve, por janë konsultuar edhe agjencitë tjera. Ky është një prej dokumenteve tona më të rëndësishme të këtij viti. Është punuar mjaft gjatë në këtë Strategji kombëtare të zhvillimit ekonomik. Është një prej dokumenteve që adreson politikat tona zhvillimore gjithëpërfshirëse, por po ashtu një dokument i cili liston prioritetet më të larta të zhvillimit në të gjitha fushat gjatë një periudhe shumë të rëndësishme kohore në të cilat ne duhet t’i bëjmë reformat dhe ndryshimet strukturore të zhvillimit. Vlerësimet janë se kjo strategji do të mundësojë krijimin e veprimeve të përbashkëta të të gjitha organeve dhe iniciativave të përbashkëta, do të parandalojë proceset e dyfishta institucionale, gjë që do të thjeshtëzojë dhe do të krijojë një efiçiencë më të lartë të punës, do të krijojë një hapësirë për një përkrahje më të madhe të institucioneve të ndryshme, edhe të brendshme edhe të jashtme, sidomos institucioneve financiare ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, por edhe veprimtarive tjera, siç është arsimi, shkenca, shëndetësia, që janë forma mbështetëse të zhvillimit ekonomik”, tha kryeministri Mustafa.
Më tej, kryeministri Mustafa tha se janë bërë përpjekje që kjo Strategji të koinçidon edhe me Strategjinë e re të Bashkimit Evropian “Evropa 2020”, dhe po ashtu me ciklin e ri të planifikimit të asistencës së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit.
“Në strategji janë paraparë disa prej fushave kryesore. Është përpunuar mjaft mirë kapitali njerëzor dhe domosdoshmëria që të aktivizohet ky kapital njerëzor dhe të bëhet motor i zhvillimit ekonomik të vendit, duke pasur parasysh se kemi një kapital të ri njerëzor të arsimuar mirë dhe potencialisht si resurs të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Është koncentruar mjaftë shumë edhe në sundimin e ligjit dhe në qeverisjen e mirë, me qëllim që të mundësohet siguria juridike dhe efektet e institucioneve për zhvillim ekonomik, për mirëqenie, për drejtësi shoqërore. I është dhënë rëndësi zhvillimit të industrive konkurruese, që synon që të rrisë përkrahjen e shtetit në procesin e riindustrializimit në Kosovë, në mënyrë që të zhvillohen ndërmarrjet private dhe ato të bëhen bartëse të zhvillimit ekonomik në të ardhmen, dhe po ashtu i është dhënë një rëndësi e madhe zhvillimit të infrastrukturës, edhe të infrastrukturës bazike, infrastrukturës tjetër si një prej resurseve dhe mbështetësve të rëndësishëm të zhvillimit strategjik të Kosovës.
U aprovua edhe Nisma për Lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky program për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2, dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë që është, Sundimi i Ligjit, Energjia dhe Bujqësia e Zhvillimi Rural, thuhet veç tjerash në njoftimin e Qeversië së republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti