Kosova
Kosovë: Gastronomisë i zgjatet orari edhe për një orë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 32-të ka nxjerrë vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kuadër të vendimeve, gastronomisë i është zgjatur orari edhe për një orë.
Pastaj, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime gastronomike, si restorantet dhe kafiteritë, u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.
Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.
Po ashtu, të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin PCR, me përjashtime.
Institucionet shëndetësore obligohen të rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga COVID-19.
Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga COVID-19.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










