Lajme

Qeveria vazhdon ndërprerjen e mësimit në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendime të tjera sa u përket masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Në vendimin e marrë gjatë ditës së sotme thuhet se ndërpreja e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër.

Më tutje rekomandohet që njëri prind të lirohet nga puna dhe se kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë, përcjell Albinfo.ch.