Lajme
Qeveria: Mbulimi i policave për mërgimtarët është shumë simbolike
Bëhet e ditur se sot Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin, përmes të cilit do të mbulojë primin e policave kufitare për mërgimtarët. Hekuran Murati, ministër i Financave, ka thënë se rimbursimi për mërgimtarë do të bëhet përmes një formulari, por që nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë mbulimi i policave.
Murati bëri të ditur se vitin e kaluar Qeveria ka ndarë pesë milionë euro për mbulimin e policave kufitare për mërgimtarët, por që nuk janë shpenzuar të gjitha.
“Rimbursimi do të bëhet përmes një formulari, shumë shpejt Ministria e Financave do të dalë me një udhëzues. Vitin e kaluar janë dhënë pesë milionë euro, por nuk janë shfrytëzuar të gjitha, duhet ta shikojmë edhe faturën e dhjetorit, por nuk besoj që është tejkaluar shifra tre milionë. Kjo është një shumë simbolike në krahasim me kontributin e mërgatës në Kosovë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












