Lajme
Qeveria lëshon paralajmërim për ortekë në disa zona të Alpeve
Rritet rreziku i ortekëve në Alpe, autoritetet shpallin nivel të lartë alarmi
Reshjet intensive të dëborës që kanë goditur rajonet malore mbi 1.500 metra gjatë ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet zvicerane të rrisin nivelin e paralajmërimit për ortekë. Instituti Federal për Kërkime mbi Borën dhe Ortekët ka vendosur nivelin 4 nga 5 për disa zona të Alpeve, duke sinjalizuar rrezik të lartë dhe mundësi të shtuar për rrëshqitje të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Në pjesën tjetër të zinxhirit malor, rreziku mbetet në nivelin 3, të konsiderueshëm, ndërsa deri më tani janë regjistruar disa ortekë domethënës. Ekspertët paralajmërojnë se kushtet aktuale mund të përkeqësohen, sidomos në zonat ku shtresa e borës është bërë e paqëndrueshme për shkak të reshjeve të pandërprera.
Hartat e paralajmërimit, të shënuara me ngjyrë portokalli, tregojnë qartë rajonet më të rrezikuara aktualisht. Alpinistëve, skiatorëve dhe banorëve u bëhet thirrje të ndjekin me kujdes udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin zonat me rrezik të lartë.

E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










