Kosova
Qeveria Kurti, në vend të autostradës së Dukagjinit, tani me projekt alternativ
Autostrada e Dukagjinit duket se nuk është në agjenden e Qeverië Kurti, shkaku i kostos së lartë që ka
“Autostrada e Dukagjinit tashmë është ligj, u pëlqeu të tjerëve apo jo. Ajo do të realizohet, sepse ne jemi të vendosur 100 për qind”, kishte thënë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Por, ky projekt nuk duket se do të realizohet.
Mirëpo, kjo duket ndryshe nga Qeveria Kurti, e cila ka marrë mandatin të hënën, parasheh si projekt alternativ zgjerimin e rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Ky projekt do të jetë më pak i kushtueshëm në krahasim me Autostradën e Dukagjinit, e cila parashihej që të ketë kosto rreth 1 miliard euro, shkruan koha.net.
Megjithatë, thuhet se as Qeveria e re nuk ka mundur që t’i shmanget asfaltit. Në program ka ndërtimin e disa rrugëve të reja, por edhe vazhdimin e projekteve ekzistuese. Megjithatë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Qeveria e re që të ketë kujdes me hyrjen në obligime kundrejt kapaciteteve buxhetore.
Kjo pasi, sipas tyre, mbingarkesat buxhetore nga qeveritë paraprake kanë shkaktuar zvarritje të projekteve dhe humbje të parasë publike, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











