Kosova
Qeveria Kurti, kundër mini-Shëngenit ballkanik
Për qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është riaktualizuar mini–shengeni, për shkak se nuk ka qenë aktual asnjëherë
Qeveria Kurti vazhdon të kundërshtojë mini-Shengenin ballkanik. Ekzekutivi në Kosovë thotë se është pro bashkëpunimit rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe moszëvendësimit të projektit të BE-së.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke kundërshtuar këtë nismë, thotë për KosovaPress se çështja e mini-shengenit ballkanik nuk ka qenë asnjëherë temë në ekzekutiv.
“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është riaktualizuar mini–shengeni, për shkak se nuk ka qenë aktual asnjëherë. Ju e dini qëndrimin e qeverisë sa i përket projektit të mini–Shengenit, i cili meqenëse vendlindjen e ka në Novi Sad më saktë është t’i themi ideja e zonës së Novi-Sadit. Ne si qeveri dhe si shtet jemi të hapur për bashkëpunim rajonal, mirëpo vetëm mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit. Po ashtu jemi të hapur për bashkëpunim rajonal në atë mënyrë që ai nuk e zëvendëson projektit e BE-së dhe integrimit tonë në të, por veçse e fuqizon dhe avancon përpjekjen e shtetit tonë pro Ballkanit për anëtarësim në BE”, tha Kryeziu.
Ai arsyeton edhe miratimin e dy nismave nga Qeveria Kurti, për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo çfarë po bëjmë ne është në kuadër të procesit të Berlinit, i cili si proces ka lindur në Berlin, mbështetet nga zyra e kancelares Merkel dhe ka për synim dhe qëllim mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrim në BE. Gatishmëria jonë për të qenë të hapur për bashkëpunimin rajonal është e tillë që t’i shërbejë Kosovës në integrim të BE-së dhe jo të zëvendësojë me ide të që kanë lindur në Novi Sad”, shtoi ai.
Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se mini-shengeni nuk është çështje prioritare për vendin.
“Sa i përket çështjes së mini-shengenit unë nuk mendoj që është çështje e vdekur, megjithatë nuk është çështje prioritare, as për qeverinë as për qytetarin e Kosovës. Çështjet e bashkëpunimit rajonal janë jashtëzakonisht të rëndësishme, prandaj unë pres që qeveria t’i shqyrtojë të gjitha nismat për themelimin e bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, sa i përket çështjes konkrete nuk është që pres nga qeveria ndonjë hap tani për tani”, deklaroi Kryeziu.
Ndërkaq Maqedonia e Veriut kërkon mbështetje për mini-shengenin, që sheh si një nismë në interes të rajonit.
“Çdo iniciativë, e cila do të rritë mundësitë për qytetarët tonë të Ballkanit Perëndimor mendoj se duhet të përkrahet. Duhet të shohim se cili është benifiti ekonomik dhe mendoj se zanafilla e bashkëpunimit rajonal ngërthen në vete mundësi dhe benefite ekonomike. Prandaj, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor i shoh të njëjtë, të barabartë, sepse vetëm ashtu mund të ecim përpara në sfidat që na presin”, tha Përparim Kryeziu përcjell Albinfo.ch.
Ideja e mini-shengenit ballkanik është prezantuar në fund të vitit 2019, dhe në fillim i gjithë spektri politik në Kosovë u shpreh kundër saj. Ndërsa, në marrëveshjen e Uashingtonit, ish-kryeministri Hoti në njërën ndër pikat ishte zotuar për mbështetje karshi mini-shengenit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











