Shkurt.ch
Qeveria, kundër rregullimit në nivel federal të simboleve fetare
Konfliktet eventuale duhet të zgjidhen në mënyrë pragmatike, në nivelet ku ato janë shkaktuar, në komuna ose në kantone
Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që problemet me simbolet religjioze në hapësirat e ndërtesave publike si për shembull në klasat e shkollave, të mos rregullohen me ligje në nivel federal. Fjala është kryesisht për simbolet si “Crucifix” (Krishti i kryqëzuar) etj.
Institucionet në fjalë duhet që konfliktet eventuale t`i zgjidhin në mënyrë pragmatike, në nivelet ku ato janë shkaktuar, në komuna ose në kantone. Në këtë mënyrë, sipas ekzekutivit të vendit, do të arriheshin rezultate më të mira se sa përmes vendosjes së rregullave të ngurta, shkruan Këshilli Federal në një raport të tij.
Qasja federale lidhur me të drejtën e besimit në Zvicër është ngulitur thellë dhe e ka dëshmuar veten, thuhet në raport. Veç kësaj, sipas Këshillit Federal, rruga juridike për zgjidhjen e konflikteve mbi këtë bazë merret fare rrallë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










