Tematike
Këshilli Federal, kundër: “Burka” është dukuri margjinale në Zvicër”
Kjo iniciativë është e panevojshme, është shprehur Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter para mediave. "Ka fare pak gra në Zvicër që mbulojnë fytyrën plotësisht"
Këshilli Federal është deklaruar përfundimisht sot kundër iniciativës popullore “Po për ndalimin e mbulesës”. Mbulesa e fytyrës është një fenomen margjinal në Zvicër, sipas Këshillit Federal.
Një ndalim kufizon të drejtat e kantoneve, dëmton turizmin dhe nuk ndihmon gratë. Kështu ka argumentuar ministrja e drejtësisë Karin Keller-Sutter para mediave, në konferencën që sapo ka mbaruar në Bernë, shkruan SDA.ch.
Por, Qeveria mbështet një kundër-propozim indirekt. Ai përcakton që njerëzit duhet t’ua tregojnë fytyrën e tyre autoriteteve në mënyrë që të mund të identifikohen prej tyre, transmeton albinfo.ch. Ndërsa iniciativa popullore “Po për ndalimin e mbulesës” kërkon që askush në Zvicër të mos lejohet të mbulojë fytyrën në hapësira publike.
Më saktësisht, ndalimi do të zbatohej në të gjitha vendet që janë të hapura për publikun – si në rrugë, në restorante ose në muze.
Ndalimi nuk përbën përmirësim për gratë
Një ndalim i tillë i mbulimit shkon shumë larg, sipas Këshillit Federal. Kjo iniciativë është e panevojshme, është shprehur Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter para mediave. Ka fare pak gra në Zvicër që mbulojnë fytyrën plotësisht.
Një studim nga Universiteti i Lucernit ka arritur në përfundimin se janë gjithsej 20 deri në 30 gra në Zvicër që veshin nikab-in, ose mbulesën pak më të “moderuar” se burka. “Ndërsa asnjëherë nuk shohim gra me burka. Kështu që nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar kushtetutën federale”.
Ndryshe nga iniciatorët, Këshilli Federal nuk konsideron se ndalimi i mbulimit do të rriste sigurinë. Masa të tjera janë të nevojshme kundër terrorizmit, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal gjithashtu hedh poshtë argumentin e shumë cituar se ndalimi i mbulesës do të forconte pozicionin e grave. Ndalimi i veshjeve është mënyra e gabuar për të arritur këtë, sipas qeverisë së vendit.
Për më tepër, çështja se cilat mbulesa fytyre janë të lejuara ose të ndaluara dhe në cilat situata, është kompetencë e kantoneve sepse kantonet i njohin më mirë nevojat e popullatës, transmeton albinfo.ch. Nevojat e rajoneve turistike gjithashtu mund të merren më së miri në konsideratë në këtë mënyrë.
Nisma parashikon përjashtime për shallin kundër të ftohtit ose helmetën gjatë ngarjes së motorit, por jo për turistët. “Veçanërisht për kantonet që kanë shumë turistë nga vendet arabe, kjo mund të jetë e dëmshme financiarisht”, është shprehur ministrja e drejtësisë.
Megjithatë, Këshilli Federal pranon se mbulimi i fytyrës mund të çojë në probleme në raste individuale. Prandaj ai mbështet një kundër-propozim indirekt që hyn në fuqi nëse refuzohet nisma popullore. Kundër-propozimi kërkon që njerëzit duhet të tregojnë fytyrën tek autoritetet nëse është e nevojshme për identifikim – për shembull para autoriteteve publike ose në transportin publik, përcjell albinfo.ch. Ata/ato që nuk pranojnë duhet të dënohen me gjobë. Sipas Këshillit Federal, kundër-propozimi mbyll një boshllëk në ligjin federal dhe përmirëson sigurinë në një mënyrë të synuar.
Nisma popullore “Po për ndalimin e mbulesës” është paraqitur në shtator të vitit 2017 nga i ashtuquajturi Komiteti Egerkingen. Ky komitet tashmë kishte iniciuar ë parë edhe nismën anti-minare, e cila qe votuar nga populli në vitin 2010.
Për këtë nismë do të votohet më 7 mars 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor