Kosova
Qeveria kërkon nënshkrimin e presidentes për të lidhur marrëveshje ushtarake me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë.
Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit qeveritar se çka përmban kjo marrëveshje.
“Kjo marrëveshje përfshinë shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














