Lajme
Qeveria kërkon drejtësi për Haradinajn
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që drejtësia të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga politika
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi që të mos ndikohet nga presioni i Serbisë në vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj,
Nëpërmjet një komunikate, Qeveria e Kosovës thotë se është duke e përcjell më vëmendje të veçantë procesin në Tribunalin e Hagës ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Harandinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, siç thuhet, e kanë respektuar çdo bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe në këtë kuadër Republika e Kosovës është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.
“E ritheksojmë se Qeveria dhe populli i Kosovës gjithmonë kanë besuar në drejtësinë ndërkombëtare dhe në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj e rithekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush, e as nga politika”, thuhet në deklaratë.
Deklaratat e zyrtarëve të lartë institucionalë të Serbisë, sipas qeverisë kosovare, janë tendencë për të ndikuar në vendimin e Tribunalit të Hagës për rastin e Haradinaj. “Prandaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e kujdesshme në deklarimet lidhur me proceset gjyqësore në Hagë’, thuhet më tej në deklaratën e Qeverisë.
“Kërkojmë që edhe autoritetet e Serbisë dhe të tjerët të jenë të përmbajtur dhe të mos tentojnë të ndikojnë në vendimet gjyqësore. Qeveria e Republikës së Kosovës beson se Tribunali i Hagës do të merr vendim të drejtë dhe të pandikuar”, thuhet në reagimin e Qeverisë kosovare.
Ky reagim vjen pas reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj Tribunalin e Hagës, duke kërcënuar mosbashkëpunim me këtë institucion gjyqësor. Madje lidershipi në Beograd ka thënë se lirimi i mundshëm i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mund të ndikojë në procesin negociator.
Ky reagim i Serbisë për prishje të raporteve me Tribunalin e Hagës ka ardhur pas lirimit nga Haga të dy ish-gjeneralëve kroat, Gotovina dhe Mërkaq.
Gjykata e Hagës pritet që më 29 nëntor të jap verdiktin për ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij. Ky është vendimi i Dhomës së Apelit. Ky është rigjykimi ndaj ish-komandant Ramushit, sepse në herën e parë ai është shpallë i pafajshëm nga të gjitha akuzat.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











