Tematike
Qeveria kërkon mbrojtje më të mirë për viktimat e dhunës familjare
Në raportin për pengimin e dhunës familjare, Këshilli Federal ka shqyrtuar masa të caktuara për përmirësimin e situatës së viktimave në dhunën bashkëshortore
Në 15 deri 20 vitet e fundit ka pasur një shtim të përgjithshëm të rasteve të dhunës në Zvicër. Por, nga viti 2010 numri i kallëzimeve penale për vepra të caktuara ka shënuar rënie, konstaton Këshilli Federal në një raport të tij, të publikuar sot. Në këtë raport qeveria e vendit dokumentin se federata, kantonet, qytetet dhe komunat kanë ndërmarrë masa të shumta për parandalimin e dhunës dhe në të njëjtën kohë nënvizon se këto përpjekje duhet të vazhdojnë. Në këtë kontekst, Këshilli Federal, përmes një raporti tjetër propozon përshtatje të ligjit për të përmirësuar pozitën e viktimave të dhunës bashkëshortore.
Në raportin “Rastet e dhunës në Zvicër” konstatohet se disa nga kategoritë e ushtrimit të dhunës, si për shembull lëndimet trupore në mes të të rinjve në hapësirat publike, kanë shënuar rritje të madhe në 20 vitet e fundit.
Megjithatë, Këshilli Federal duke u bazuar në të dhënat brenda kuadrit të këtij raporti nuk mund të vlerësojë vëllimin e shtimit të rasteve të dhunës. Po ashtu nuk ka mundësi të gjykojë nëse rënia e shënuar nga viti 2010 e kallëzimeve penale për vrasje me paramendim, lëndimeve të lehta dhe grindjeve po vazhdon dhe nëse kjo rënie përfshin edhe vepra të tjera penale.
Më tutje, raporti tregon se në të gjitha nivelet e shtetit ashtu si dhe në nivel privat janë marrë masa të ndryshme për parandalimin e dhunës dhe për ofrimin e ndihmës pas delikteve të dhunshme. Federata, kantonet, qytetet dhe komunat kanë bërë një përvojë të mirë në parandalimin e dhunës. Krahas projekteve ekzistuese janë planifikuar edhe masa të reja për parandalimin e dhunës.
Në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe masat ligjore. Në raportin për pengimin e dhunës familjare, Këshilli Federal ka shqyrtuar masa të caktuara për përmirësimin e situatës së viktimave në dhunën bashkëshortore. Sipas ligjeve aktualisht në fuqi, një procedurë penale për lëndim të lehtë, ushtrim të përsëritur të dhunës, kërcenim dhe shtrëngim, me kërkesën e viktimës mund të pezullohet dhe pastaj të aktivizohet sërish ose të ndërpritet në tërësi. Parimisht varet nga viktima nëse procedura do të ndërpritet. Kuota e ndërprerjes së procedurave në rastet e dhunës bashkëshortore sot, sipas kantoneve shkon nga 53 deri në 92 për qind. Kjo kuotë e lartë lë hapësirë që të dyshohet e viktimave të dhunës u vjen vështirë të ndërmarrin hapat e domosdoshëm për ndjekjen dhe dënimin e personit të akuzuar.
Këshilli Federal synon që në të ardhmen të ulet shkalla e ndërprerjes, heqjes dorë nga procedurat në fjalë. Për këtë arse ai propozon që vendimi për vazhdimin e një procedure penale të mos varetë nga vullneti i viktimës. Prandaj, autoriteteve të ndjekjes duhet t`u lihet një hapësirë më e madhe veprimi me rastin e pezullimit ose ndërprerjes së procedurës në rastet e tilla. Një masë e tillë mundëson që procedura të ndiqet edhe atëherë kur viktima nuk ka bërë kërkesë por ekzistimi i dhunës bie në pah nga arsye dhe rrethana tjera. Pezullimi i procedurës me kërkesë të viktimës nuk do të jetë i mundur kur personi i akuzuar tashmë ka qenë i dënuar për ushtrim dhune në bashkëshortësi.
Sipas raportit, Këshilli Federal do të bëjë përshtatjet e nevojshme të Ligjit Penal në kuadrin e përpunimit të mocionit të Keller-Sutter “Për mbrojtje më të mirë të dhunës familjare”. Ky mocion kërkon që viktima, para se të ndalojë procedurën, duet të merret në pyetje në mënyrë obligative.
Këshilli federal ka propozuar edhe masa të tjera si shtim te masës së dënimit për delikte të ndryshme etj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










