Shkurt.ch
Qeveria heq dorë nga financimi i programit kundër martesave me detyrim
Një raport ekstern të cilin e ka porositur Këshilli Federal vjen në përfundimin se programi në fjalë ka qenë tepër pak i qëndrueshëm
Këshilli Federal i Zvicrës është tërhequr nga angazhimi i tij i zotuar në luftimin e martesave të dhunshme. Në vitin 2012 ekzekutivi zviceran kishte lancuar një program përmes të cilit do të luftohej lidhja e martesave me detyrim. Për këtë kishte lënë në dispozicion 2 milionë franga të cilat dedikoheshin për të prekurit nga kjo dukuri, për ekspertët dhe për qendrat regjionale të këshillimit profesional, shkruan sda.ch
Por, tash, një raport ekstern të cilin e ka porositur Këshilli Federal vjen në përfundimin se programi në fjalë ka qenë tepër pak i qëndrueshëm, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, Këshilli Federal tash e tutje do të kufizohet në mbështetjen e një qendre profesionale të vetme në nivel të gjithë Zvicrës. Ajo do të përkujdeset për zgjidhjen e rasteve më komplekse. Për këtë qendër, Këshilli Federal lë në dispozicion një buxhet prej 800 mijë frangash për 3 vjet.
Dukuria e martesave të dhunshme (ose: me detyrim) përbën prej vitesh preokupim serioz të shoqërisë zvicerane. Ajo, sipas njohësve të problematikës është më shpesh e pranishme te komunitetet e huaja si te shqiptarët, ballkanasit tjerë, pastaj turqit arabët dhe tamilët.
Brenda vitit konsiderohet se në gjithë Zvicrën lidhen rreth 700 martesa të tilla. Ndërsa programi i përmendur, i mbështetur nga qeveria kishte regjistruar nga fillimi i vitit 2015 deri në fund të gushtit 2017 gjithsej 905 raste, përcjell albinfo.ch. Prej tyre, 736 raste ishin paraqitur në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndonjërën nga qendrat profesionale të ngritura për luftimin e kësaj dukurie. Në më shumë se një të katërtën e rasteve, të prekurit ishin nën moshën 18 vjeçare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











