Shkurt.ch
Qeveria, fushatë kundër martesave me detyrim
Martesat me detyrim prekin në radhë të parë femrat e moshës 18-35 vjeçare nga vendet e Ballkanit, nga Turqia dhe nga Sri Lanka
Këshilli Federal i Zvicrës ka nisur një fushatë për sensibilizimin e femrave të moshës së re kundër martesave me detyrim. “Rrjetet kundër martesave me detyrim” mban titullin fushata, të cilën qeveria e ka iniciuar sot.
Rrjetet që ofrohen përmes kësaj fushate do t`u shërbejnë femrave në fjalë për të komunikuar me mësues, njerëz të profesionit dhe me këshillimore, ku do të mund të këmbejnë përvojat e tyre dhe do të marrin këshilla se si të veprojnë në rastet e dhunës familjare. Viktimat e kësaj dhune mund të llogarisin po ashtu edhe në vende strehimi në shtëpitë e rezervuara për gratë që kanë pësuar nga dhuna familjare.
Për rrjetet e planifikuara, do të investohen gjithsej dy milionë fanga. Ato përbëjnë një plotësim për ligjin e ri mbi martesat e detyruara, që është miratuar në parlament në qershor të këtij viti. Ligji në fjalë parashikon që martesat për të cilat konstatohet se janë lidhru me detyrim, të mund të shpallen të pavlefshme. Ndërsa personat që kanë ushtruar këtë detyrim, mund të dënohen me deri 5 vjet burg.
Rrjetet parashikohet të jenë në funksion në gjashtë vitet e ardhshme, nga viti 2013 deri në vitin 2018.
Martesat me detyrim prekin në radhë të parë femrat e moshës 18-35 vjeçare nga vendet e Ballkanit, nga Turqia dhe nga Sri Lanka, shkruan drs.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








