Lajme
Qeveria e Zvicrës, në mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin
Qeveria Federale pritet të planifikojë shtrëngime të mëtejshme për të frenuar rritjen e kosonaviorusit
Siç ishte paralajmëruar, Këshilli Federal i Zvicrës është mbledhur sot, me fillim në orën 11 për një seancë të jashtëzakonshme, shkruan srf.ch.
Pas takimit me bordin e konferencës së drejtorëve kantonalë të shëndetësisë dhe apeleve të bëra nga ekspertët federal të premten, Qeveria Federale pritet të planifikojë shtrëngime të mëtejshme për të frenuar rritjen e kosonaviorusit, transmeton albinfo.ch.
Sipas një projekt urdhërese që ishte bërë e njohur të premten, në diskutim janë masat e mëposhtme: detyrim maske për aktivitetet (ndejat) në rrethe familjare dhe miqësore, ndalimi i grupeve me mbi 15 persona në hapësirat publike dhe rekomandim për punë nga shtëpia (Home Office).
Për më tutje, aktivitetet private me më shumë se 100 persona në të ardhmen do të mbahen vetëm në ambiente publike dhe të firmave, të arritshme për publikun, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu ka plane për një detyrim sektorial për ngjarjet me deri në 1000 njerëz. Është e paqartë se kur do të hyjë në fuqi rregullorja e re.
Ndërsa sot, me fillim nga ora 14.15 Këshilli Federal do të mbajë konferencë për shtyp, meç`rast do të bëjë të ditura vendimet që ka marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














