Bota
Qeveria e re greke rrit luftën kundër duhanit
Ministri grek i Shëndetësisë kërkoi sot një aplikim strikt të ligjit kundër duhanit, pak të respektuar në vendin që është konsumatori i parë në Bashkimin Europian, si dhe për intensifikimin e kontrolleve, një premtim elektoral i qeverisë së re.
Qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur kurrë që të aplikojnë ligjin kundër duhanit që daton që prej viti 2010 në Greqi, me 35% të popullsisë si duhanpirës të rregullt me konsumin më të lartë të duhanit në BE, sipas raportit të Eurobarometrit të vitit 2017.
Kryeministri i ri konservator, Kyriakos Mitsotakis, fitues i legjislativeve të 7 korrikut, kishte ngritur ligjin kundër duhanit në prioritetet e fushatës së tij, duke e cilësuar si një “sfidë personale”.
Ligji parashikon një gjobë nga 50 deri në 500 euro për duhanpirësit e kapur në flagrancë të shkeljes në një vend publik apo në hapësirat e mbyllura të një bari apo restoranti. Pronarët e bizneseve në shkelje rrezikojnë nga 500 në 1000 euro gjobë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












