Lajme
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se nuk është gati për sistemin e ri të kontrollit evropian të pasaportave
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha të hënën se nuk ishte gati për sistemin e ri të kontrollit kufitar të BE-së të njohur si EES, pasi njoftoi masa të reja që synojnë shmangien e ndërprerjeve të mëdha në porte.
Futja e një sistemi të automatizuar të hyrjes dhe daljes (EES), që pritet në muajt e ardhshëm, ka ngritur frikën e vonesave për njerëzit që udhëtojnë drejt Evropës me trena dhe tragete, përcjell albinfo.ch.
Policia kufitare franceze kryen kontrolle për këto udhëtime në tokën britanike përpara hipjes.
Seema Malhotra, një ministre e Zyrës së Brendshme, i tha Parlamentit se qeveria “nuk ishte e kënaqur me nivelin e përgatitjeve” të vendosura nga qeveria e mëparshme konservatore, e cila humbi zgjedhjet e përgjithshme në 4 korrik.
“Sistemi do të rrisë kohën e përpunimit”, paralajmëroi ajo, duke shtuar se “ndërprerja” ka të ngjarë kur të fillojë skema.
Malhotra njoftoi hapa të rinj, duke përfshirë krijimin e kapaciteteve shtesë për oficerët francezë të kufirit në Dover, porti kryesor ndër-kanal, raporton thelocal.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje Brukselit që të marrë një qasje “pragmatike” ndaj masave që do të përdorë në rastin e pritjeve të tepërta dhe kërkoi një zgjatje të tyre përtej orarit aktual gjashtëmujor për të shmangur radhët në fillim të vitit 2025.
Tutje u tha se qeveria gjithashtu do të punojë “afërt” me Francën, portin e Doverit, operatorin e Eurotunelit nën Channel dhe operatorin e trenave Eurostar.
Eurostar tha në maj se do të ishte gati teksa zbuloi teknologjinë e re në Londër.
Një komision parlamentar britanik tha këtë vit se EES mund të shkaktojë vonesa deri në 14 orë për pasagjerët.
Sistemi i ri do të zbatohet për të gjithë kufijtë e jashtëm në zonën e udhëtimit BE/Schengen, por ka shqetësime të veçanta për kufirin MB-Francë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











