Lajme
Qeveria e Malit të Zi varet nga pozicioni i një shqiptari
Me garën kaq të ngushtë këtë radhë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, u pa qartë se balancën e pushtetit tani mund të lëvizin më të vegjlit.
Fokusi u spostua ngadalë te partitë shqiptare, duke e hedhur fuqishëm dritën e prozhektorëve edhe te një force politike, e cila mund të ketë në dorë se nga do të anojë balanca e pushtetit. Kreu i saj, Dritan Abazoviç, e konsideron veten një “game changer” dhe shprehet i bindur se partia e tij do të ketë shumë peshë në krijimin e ekzekutivit të ri. Pavarësisht prapashtesës së mbiemrit, Dritani është shqiptar, i vetmi që ka dalë hapur pro forcave opozitare, prej aleancës me të cilat pati siguruar dhe mandatin e ligjvënësit, shkruan tch, transmeton Albinfo.ch.
Në 2012-tën u zgjodh deputet me partinë “Mali i Zi pozitiv”, nga e cila më vonë u largua për të krijuar lëvizjen qytetare “Ura”.
Rezultatin e votimeve të së dielës, ai e cilësoi përmes një postimi në rrjetet sociale si “një fitore të sigurt të një Mali të Zi qytetar, evropian dhe ekologjik”. “Ju faleminderit që ecët bashkë me ne dhe që shkruam historinë e artë të Malit të Zi. Lëreni të bjerë, që të rifreskohet”, është mesazhi i tij.
Abazoviç, i shndërruar sot në lojtar kyç me katër mandatet e siguruara nga koalicioni i tij “Zi e Bardhë”, ka theksuar se do të kërkojë qeveri ekspertësh, por ka lënë të kuptohet se do të jetë e vështirë t’i bashkohet koalicionit të Gjukanovicit, të cilin e konsideron një kundërshtar të ashpër.
Sipas mandateve të fituara, Gjukanoviç me aleatët e tij, përfshirë 2 deputetët shqiptarë dhe pakicat e tjera, ka në total 40 deputetë, ndërsa blloku opozitar 41 deputetë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










