Lajme
Mali i Zi shpall fundin e pandemisë
Sot në Mal të Zi qeveria ka shpallur fundi i epidemisë Covid-19.

Në fakt, fundin e epidemisë e ka shpallur Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi.
“Ky është rezultat i përpjekjeve për muaj të tërë nga të gjithë në sistemin tonë dhe nga qytetarët tanë. Faleminderit për besimin. Disa masa do të anulohen, por pasi pandemia vazhdon ende, mbesin në fuqi masat kundër importimit të virusit”, ka njoftuar qeveria e Malit të Zi.
Mediat në Mal të Zi kanë shkruar se ky vend ka kaluar dy periudha të inkubacionit prej 28 ditëve pa raste të reja me koronavirus dhe kështu janë plotësuar kushtet për të shpallur fundin e epidemisë.
Të martën është njoftuar për 133 testime të reja, ndërsa nuk është paraqitur asnjë rast i ri, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej me koronavirus në këtë vend janë infektuar 324 persona. 315 janë shëruar kurse nëntë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri