Kosova
Qeveria e Kosovës përgjigjet: Pse nuk u takuan Albin Kurti dhe Edi Rama?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës po qëndron sot për vizitë në Kosovë.
Rama është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin teksa po ashtu mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me temën “Rugova dhe perëndimi”.
Zëdhënësi i Qeverisë së Ksovës, Përparim Kryeziu është përgjigjur se pse kryeministri i Shqipërisë nuk do të takohet me atë të Kosovës.
Sipas tij, Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet, transmeton albinfo.ch.
“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, ka thënë ai për Klankosova.tv.
Tutje, ai ka deklaruar se Rama është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore.
“Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, ka shtuar tutje ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











