Kosova
Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim u mor pas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahet mjetet në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje. Mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin ‘Përkrahje për Luginën e Preshevës'”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Përçarja e shqiptarëve thellon problemet në Luginë
Në prill të 2020-ës, kur situata me COVID-19 sapo kishte shpërthyer në Kosovë dhe në rajon, Qeveria ndau 500 mijë euro për tri komunat e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ndërsa në shtator të po të atij viti, Qeveria që drejtohej nga ish-kryeministri Avdullah Hoti themeloi “Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”.
Ndihma e Kosovës vjen pasi Lugina e Preshevës mbeti pa përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Shaip Kamberi, kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit për një numër shumë të vogël votash./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










