Kosova
Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për Katedralen e Parisit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro si kontribut për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” në Paris, shkruan albinfo.ch.
Vendimin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj.
“Në shenjë solidariteti dhe si përkrahje simbolike për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë 20 mijë euro”, ka njoftuar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Propozimi i Haradinajt për të ndarë fonde për katedralen e Parisit u përcoll edhe me kritika. Disa qytetarë thanë se Franca nuk ka nevojë për donacione të Kosovës, dhe sugjeruan që ato fonde të jepen për të ndihmuar të rinjtë me sëmundje të rënda, familjet me kushte jo të mira apo trashëgiminë kulturore në Kosovë.
Katedralja 850 vjeçare e Parisit u përfshi nga flakët pasditen e së hënës, me ç’rast iu dëmtuan disa pjesë.
Për ta rindërtuar, janë mbledhur donacione në vlerë mbi një miliardë dollarë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka ndarë një donacion në vlerë prej 100 mijë eurosh për Katedralen e Parisit.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














