Lajme
Qeveria e Kosovës miraton nismën për Marrëveshjen e Sigurimeve Sociale me Zvicrën
Me këtë marrëveshje qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër u mundësohet që ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme në mbledhjen e sotme ka miratuar Nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo bëhet e ditur në një kumtesë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Arban Abrashi tha se pala zvicerane ka shprehur interesin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale. Me këtë marrëveshje qytetarëve të Kosovës që kane punuar në Zvicër u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet, sepse ka pasur shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe është sukses i Qeverisë që po e përmbyll këtë proces kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











