Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2012
Kosova për vitin 2012, pritet t’i ketë rreth 1 miliardë e 520 milionë euro
Kjo shumë parashihet në Projektligjin për Buxhetin e Republikës i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Para miratimit, kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar para anëtarëve të kabinetit qeveritar se përderisa në ekonomitë e vendeve botërore ka rënie e ngecje, Kosova po shënon ngritje. “Kjo është dëshmi që Qeveria po punon për qytetarët. Kosova duhet të krenohet, pasi shumë shtete të botës kanë kriza financiare, ndërsa Kosova ka shënuar ngritje të buxhetit”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm ka dy prioritete kryesore: përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka shtuar të kenë dalë të pavërteta kritikuat e akuzat ndaj Qeverisë se Kosova po bankroton. “Projektbuxheti është në pajtim me marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, ka theksuar ministri Hamza.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










